Napoli e mposhti Juventusin në finalen e Copa Italias sezonin e kaluar, duke e aranzhuar menjëherë ndeshjen e Superkupës në Pekin, të cilën Mazzarri e dëshiron në vitrinën e stadiumit.
“Ne e fituam trofeun e parë të kohës time këtë vit dhe tani ne duam të vazhdojmë të fitojmë”.
“Suksesi rrit vetbesimin dhe sjell trofe. Juventusi dëshiron të fitojë po ashtu, por ndoshta ne jemi më të uritur. Napolit i mungon Superkupa”, ka deklaruar Mazzarri.
Napoli dhe Juventusi takohen më 11 gusht në Pekin.





