Mazzarri e dëshiron Superkupën

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, thotë se lojtarët e tij janë të paepur ta mposhtin Juventusin në Superkupë.

Ndeshja do të zhvillohet javën e ardhshme në Pekin të Kinës.

“Ne e fituam trofeun e parë nën menaxhimin tim këtë vit dhe tash, vetëm pas disa muajsh, ne duam të vazhdojmë të fitojmë”.

“Suksesi bën që vetë-besimi të ngrihet si edhe sjell trofe prestigjiozë. Juve po ashtu dëshiron të fitojë, por ndoshta ne jemi më të uritur se ata”, ka thënë Mazzarri.