Maxi i zhgënjyer me Milanin

Sulmuesi i Sampdorias, Maxi Lopez, është i zhgënjyer që nuk pati mundësi të vazhdojë karrierën e tij me Milanin.

Maxi kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar te Milani nga Catania, dhe këtë verë nënshkroi me Sampdorian. “Doja të qëndroj te Milani pasi u adaptova menjëherë dhe u bëra miq me të gjithë djelmoshat”.

“Familja Rossonere më dha një mikpritje të ngrohtë dhe ishte e rëndësishme për mua të vazhdoj atje. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi”, tha Maxi.