“Ne gjithmonë duhet të punojmë më fuqishëm dhe të vazhdojmë të përmirësohemi. Ne jemi të vendosur ta mbajmë trofeun të cilin e kemi fituar në maj, por e dimë se nuk mund të pushojmë në këtë sukses ose të fillojmë të mendojmë se, pasi e fituam titullin, ne jemi më të mirët ose kemi të drejtë të fitojmë sërish”.
“Ne fillojmë në shtëpi kundër Southampton sikur nga asgjëja; ne duhet të harrojmë se kemi fituar titullin. Çdo ekip do të kërkojë të na mposhtë neve dhe tash ne duhet të punojmë më fuqishëm se kurrë më parë”, ka thënë Mancini për FA.com.
City nesër përballet me Chelsean në Villa Park në kuadër të Community Shield.





