Mancini i kënaqur me lojën ndaj Redsave

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i kënaqur me lojën por jo edhe me rezultatin, në barazimin e djeshëm 2-2 ndaj Liverpool.

“Ne duam të fitojmë, gjithmonë. Ne ishim 1-0, 2-1 në disavantazh por ne nuk merituam të humbim ndeshjen pasi luajtëm mirë”. “Mendoj se ne bëmë një paraqitje të mirë, ne luajtëm shumë mirë në 30 minutat e para. Ne kishim shanse të mira dhe nëse dëshironi të fitoni një ndeshje ndaj Liverpoolit, ju duhet të shënoni”.

“Ne kishim tre në mbrojtje pasi dëshiruam të luajmë më shumë në sulm. Nuk mendoj se ka shumë ekipe që mund të vijnë këtu dhe ta shtyjnë Liverpoolin në gjysmën e vet”, ka thënë Mancini.