Mancini: Dzeko dhe Tevez qëndrojnë

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ia ka mbyllur dyert Milanit plotësisht, pasi ka garantuar se dy sulmuesit, Carlos Tevez dhe Edin Dzeko, nuk do të largohen nga klubi.

“Ne kemi shënuar 93 gola sezonin e kaluar dhe jam i kënaqur me të katër sulmuesit. Që të gjithë do të qëndrojnë”.

“Unë kam ende shumë besim në ta, përkundër faktit se ata mund të mos jenë të kënaqur dhe ka interesim për ta”, ka thënë Mancini.