LO: Rebecca Soni thyen rekordin botëror

Amerikania Rebecca Soni ka thyer rekordin e saj botëror derisa ka fituar medaljen e artë në not në 200 metra në stilin bretkosë.

25-vjeçarja e mbylli garën për dy minuta e 19.59 sekonda, për t’u bërë notuesja e parë që me sukses mbron një titull olimpik në Londra 2012 dhe e para femër që është më e shpejtë se rezultati 2 minuta e 20 sekonda.

“E kam kërkuar këtë rekord për shumë vite, dhe ishte trajneri im i vjetër Tom i cili më dha se do ta arrija këtë shpejtësi”.

Japonezja Satomi Suzuki ka fituar medaljen e argjendtë, derisa rusja Iuliia Efimova përfundoi e treta.