Sot në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për caktimin e rundit të fundit para-eliminator të Ligës së Kampionëve, që përfundimisht do të caktojë ekipet që do të luajnë në fazën grupore të garës evropiane.
Skuadra spanjolle Malaga, të cilën u raportua se dëshiron ta blejë biznesmeni shqiptar Rrezart Thaçi, do të ketë përballë skuadrën greke Panathinaikos, derisa Udinese këtë vit do të ketë një sfidë më të lehtë se ajo ndaj Arsenalit vitin e kaluar, pasi ka për rival Bragën.
Nga ndeshjet tjera të play-offit të Ligës së Kampionëve, Spartak Moska do të përballet me Fenerbahcen, ish-kampioni i Francës, Lille, do të ketë përballë danezët e Kopenhagen, ndërsa ekipi i Granit Xhakës do të përballet me Dinamon e Kievit
Në vazhdim sfidat e nxjerra nga shorti i sotëm:
Braga - Udinese
Spartak Moska - Fenerbahce
Malaga - Panathinaikos
Monchengladbach - Dinamo Kiev
Lille - Copenhagen
Basel - CFR Cluj
Helsingborgs - Celtic
BATE Borisov - Hapoel Kiryat Shmona
AEL Limassol - Anderlecht
Dinamo Zagreb - Maribor
Ndeshjet e para të sfidave do të luhen më 21 dhe 22 gusht, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, 28 dhe 29 gusht.