Conte kërkoi dënim me tri muaj suspendim nga futbolli dhe gjobë prej 200 mijë eurosh, por pasi kërkesën e tij e hodhi poshtë Komisioni Disiplinor, është edhe gjykata e apelit ajo që refuzoi kërkesën e Contes.
Antonio Conte akuzohet se ka manipuluar ndeshjet e Serie B, sa ishte trajner i Sienës, ndërsa për përfshirje në skandalin e basteve Scommessopoli, ai pritet të dënohet me një vit e tre muaj suspendim nga aktivitetet futbollistike.
Kampioni i Italisë, Juventusi, tashmë e ka vënë në funksion ‘black-out’-in ndaj mediave, duke mos dhënë deklarata e duke mos aranzhuar as konferenca për shtyp, ndërsa kjo vjen në vazhdën e përpjekjeve për të qetësuar gjakrat nga dënimi i mundshëm i Contes.
Një gjë është e sigurtë – Juventusi duhet të fillojë të kërkojë një trajner të ri, pasi me Conten do të mund të shihet vetëm në vitin 2014.





