Lahm kërkon fitore në hapje


Kapiteni i Bayernit të Munichut, Philipp Lahm, kërkon që të motivojë lojtarët para ndeshjes hapëse të sezonit duke pohuar se ekipi duhet të mposhtë Greuther Furth.

 “Ne kemi dështuar të fitojmë kampionatin që dy vjet dhe këtë vit duam të fokusohemi në Bundesliga, pa ndërprerë angazhimet në Ligën e Kampionëve”. “Ne do të mposhtim Greuther Furth të shtunën.

Ne e dimë se do të duhet të fillojmë mirë, prandaj kemi nevojë për tri pikë nga ndeshja hapëse. Ne duam t’u tregojmë të gjithëve se jemi të fortë, më të mirët në Gjermani”, është shprehur Lahm.