Kush i ka mallkuar Veton Surroin, Bujar Bukoshin dhe Arben Xhaferin?


Musa Lamallari (Tim Shkupi)


Nga vet titulli i këtij artikulli e shifni se bëhet fjalë për mallkim? Mallkimi si kategori fetare ka domethënien e vet, njëjtë po aq sa edhe Lutja, kur i drejtohemi Zotit, për ndonjë ndihmë, dëshirë ose përkujdesje të veçantë.
Një hollandez i islamizuar në një TV lokale pat mallkuar ultratëdjathin Greet Wilders për islamofobinë e tij, kurse gazetari e pyet: A nuk ke frikë se mund të ndiqesh penalisht për këtë mallkim? Përgjigjia e tij ishte: Në sistemin tonë lejohet mallkimi i njerëzve që janë të dëmshëm për shoqërinë hollnadeze? Kurse në Atdheun tim të tretë në Britani, islamofobit Wilders i refuzohet hyrja.
Nuk kam se çka fshehi në këtë shkrim asgjë, pasi ju vet e keni parë se mendoj islamikisht, shkruaj shqip, pse jam shqiptar dhe e dua racën time, që kuaziborgjezëve që lindën në kurriz të interesave kombtare t’ua japim vendin e merituar, që vet turpësisht e kanë përvetsuar me lajka për të jetuar vetëm gjaku dhe sorrollaku i tyre jetën e VIP-ve. 
Mund të paramendoj se dikush mund të më akuzon se jetoj “butë dhe rehat në Londër, shes mend për rregullimin e atdheut!” Kjo nuk më bën përshtypje aspak se ka pas momente kur kam jetuar në Atdhe dhe kur e kam ngrënë mëngjesin, drekën, darkën vetëm me bukë e kos dhe kam punuar, shkruar nuk jam ndalur dhe kurrë nuk kam pranuar të nënshtrohem para njerëzve që kanë qenë lajkatarë të mësimeve hyjnore.
Më kujtohet kur kam qenë imam në Haxhi Jonus, në Gazi Babë, kur më thirrnin të pagëzojë fëmijët e posalindur, lutesha, o Zot, bëre këtë foshnje sulltan të tokave shqiptare. Lutjet e mia në xhami kanë qenë të hapura: Linde, o Zot, një sulltan t’i bashkon trojet shqiptare prej Shkup, Prishtinë dhe Tiranë. Nga gëzimi një peshqesh nga hoxha, por kur dilsha nga dera merrsha më pak se peshqeshi im, jo nga koprracia e tyre, ngase gëzimi ishte i madh, por nga skamja, varfëria. Asnjëhere syri nuk me ka shkuar aty, as që kam pranuar gjëra të tilla, por diçka tjetër mendojsha atëherë. Pse mercenarët, argatët e unitarizmit, duke ditur pozitën e rëndë të nëpunësve fetar, i mbanin gajlet e mia, ku po marr lekë që po vishem dhe po vozitem me taksi, ngase sot e kesaj dite unë patent shoferi nuk kam. Kënaqem me biçikletë ose kur vrapoj nga stacioni Richmond në Londër deri në adresën time të fundit South Street. Kurse buka me kos më mban në formë edhe në Londër të mos kem vjam Harami në muskujt e mi.
Nëse kjo hyrje mjafton të bindeni se edhe sot nuk preferoj jetën VIP që e kanë këta tre emra të përmendur në këtë artikull. Akoma më shumë i lutem Zotit në këto ditë të agjërimit të mos mallkohem as nga njerëzit e racës sime dhe as nga miqët e shqiptarëve: amerikanët. 
Në fund të shekullit të kaluar, si ambasador i SHBA-ve në Shkup, ka punuar një diplomatë i shquar, përkrahës i fortë i presidentit Rugova për urtësinë e tij politike dhe njëherit shumë mik i fortë i shqiptarëve, William Hill. Atëkohë ai, si ambasador, e mbulonte edhe Kosovën, që ishte nën okupimin klasik të regjimit të magogëve serb të Beogradit, i cili në një ndeje, gjatë luftimeve të para të UCK-së në Kosovë, me Abdurrahman Alitin e PPD-së, i kishte pas thënë: ”Do të ndodhë diçka e mirë për Kosovën, por unë dua t’ua lë një amanet, nëse pas asaj të mire historike që do të ndodh, nëse e shoh se aty prapë përzihet Veton Surroi dhe Bujar Bukoshi, mos e gëzoftë Kosova atë të mirë, ngase i mora në Amerikë, gjoja të mbrojnë Kosovën, më ikën nga aeroporti dhe nuk i pash më, ata kishin qenë dallaverexhinjtë e Kosovës...”
Prej atëherë e deri më sot kanë shkuar afër 15 vjetë. Veton Surroi, pas përfundimit të luftës në Kosovë, filloi të përzihet prap në politikë, deri sa ishte edhe anëtar i grupit negociator për Kosovën, por më lirinë që fituan shqiptarët, shumë shpejtë këtë amanet të William Hillit me votën e tyre e realizuan për Veton Surroin. Kurse Bujar Bukoshi, përkundër humbjeve në zgjedhje, përdori gjitha akrobacionet të jetë megjithatë në qeveritë e Hashim Thaçit. Pse kjo ka ndodhur kështu, duhet më mirë të pyetet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli? Nuk po them se këta dy vetëm ia kanë kthyer borxhin Bujar Bukoshit, ngase ai arriti të manipuloi edhe djalin e presidentit historik Ibrahim Rugova, pastaj ta bind të mos jetë në opozitë me partinë e Ramush Haradinajt, por të bëhet pjesë e qeverisë së Hashim Thaçit. Ndaj mos e sulmoni Kryeministrin e Kosovës, është në vijën e amanetit të ambasadorit Hill, ku është edhe vullneti i shumicës së shqiptarëve, sikur që ishte dikur me Ibrahim Rugovën. Ju atje në Kosovë duhet të akuzoni për gjithçka këta dallaverxhinjë, që nuk u bëhet vonë kurrë të dalin edhe me letra lamtumirëse për miqët e shqiptarëve dhe të dëmtojnë interesat strategjike të Kosovës në favor të atyre pan-slave në Ballkan.
Shyqyr, që tani Bujar Bukoshi pret gjyqin për një korrupcion, kurse për tjerat korrupcione, për pengesat që ia ka bërë kauzës kombtare dhe presidentit Rugova,  atij do t’i përgatiten ndoshta gjyqe edhe pas vdekjes së tij. Ngase shqiptarët në zgjedhjet e fundit nuk e votuan, pra, shqiptarët i mbetën besnik amanetit të ambasadorit William Hill. Por gabim ka qenë i Hashim Thaçit, që pranoi Bujar Bukoshin (si të imponuar) në qeveritë e tij, pasi kjo edhe mund t’i hakmerret. Por, me burra si Albin Kurti dhe Isa Mustafa, ku njëri ma sulmon dinin në Tiranë, tjetri bën lajka për parcelën e xhamisë në Prishtinë, unë nga Londra lirisht ju them se Hashim Thaçi, që ngrit duart dhe bën dua, për inat të Halil Matoshit, me Rexhep Erdoganin në Prizren, shumë leht e fiton edhe një mandat, në  qoftë se kandidohet. Ama, Hashimi “has balls of steel” mund të mos kandidohet, e ju të tjerët i keni të knusit. 
Nëse dikush i ka bërë lajka popullit të vet nga poste ushëheqëse partiake me shtojcën “SH”, ka ironizuar besimin e tyre, atij Zoti nuk ja sjell një fund të leht, por një fund të turpshëm. Ndaj në fenë islame, namazi i xhenazes, falet në këmbë, me këpucë dhe pa sexhde, ngase mund t’ju falet edhe atyre që kanë qenë të poshtërit e dinit dhe vatanit, ku me veprimet e tyre, sa kanë qenë gjallë, njerëzit tjerë i kanë konsideruar vetëm numra që mund të shfrytzohen sa herë që ata kanë pasur nevojë.
Ky shembull më së miri vlen për “atdhetarin” Arben Xhaferi, i cili poashtu ka qenë në listën e mallkimit të ambasadorit amerikan William Hill. Në vitin 1997, dy javë para ngjarjeve tragjike në Gostivar, ambasadori ka parandaluar avanturat e qeverisë komuniste të Branko Cërvenkovskit. Natën e fundit, para ndërhyrjes së policisë në Gostivar, ambasadori Hill zhvillon një takim me Kiro Gligorovin, Abdurrahman Alitin, Xhevdet Haredinajn, Arben Xhaferin. Në atë takim, Arben Xhaferi, sajuesi i krizave të atëhershme politike, ka insistuar të ndërhyhet në Gostivar, pasi ka arsyetuar ndërhyrjen me qendrimin e tij se nuk e ka nënkontrol Rufi Osmanin. Kjo e ka shtyrë ambasadorin Hill t’i thotë Gligorovit: “Atëherë vepro sipas fjalëve të Arben Xhaferit dhe përgjegjësia është e juaj” dhe del jashtë i hidhëruar nga ai takim.
Pra, si ia piu sorra mend Rufi Osmanit dhe të ulet me Mendu Thaçin? Ndaj, kurrë, mos m’i përbuzni shkrimet e mia: “Ali Ahmeti, po qeshet ëmbël? Nuk shkruaj pse kam qejf, as për ndonjë mutmedalje të më jep ndokush!
Edhe amaneti për Arben Xhaferin dhe Mendu Thaçin ka shkuar në vend, kur këta dy nuk kanë fituar votat e shqiptarëve për t’i përfaqësuar, por me prapaskena janë imponuar në qeverinë unitariste të Maqedonisë. Kurse fitoret e Ali Ahmetit kanë ardhur si rezultat i punës së mbrapshtë të këtyre dyve. Krejt ne e dijmë se Ahmeti është marksist-leninist, enverist, por s’kemi pasur qejf të na prek mallkimi i ambasadorit William Hill. Ndaj, tani, duhet futur të gjithë këta në paketë së bashku, Ahmetin, Thaçin dhe Xhaferin dhe t’i dënojmë me fuqinë e dinit tonë, me paralajmërimet e Profetit tonë për Pranverën shqiptare në Shkup deri në melehmet e mdhaja Globale.
Jam në 10 ditët e fundit të itikafit, jam mbyllur dhe ju nuk bën me pa se çka shoh unë! Por, një po ju tregoj, të dalin emrat e kodoshëve që janë të papërdorshëm dhe të mbrohen të përdorshmit, është maskaradë, pasi na duhen edhe 18 vjet të pastrohemi definitivisht nga raca e kodoshëve në trojet shqiptare. A e dini ju se çka është Itikafi?