Adriano Galliani konfirmoi se ai planifikon të sjellë Kakan në San Siro para miqësores ndaj Real Madridit të planifikuar më 8 gusht.
Galliani e dëshiron Kakan në formë huazimi 12 muajsh dhe dëshiron që braziliani të pranojë pagë prej 5 milionë euro, derisa te Reali merr 10 milionë në vit.
Pavarësisht kërkesave dramatike, personat e afërt me tavolinën e negociatave besojnë se të tre palët dëshirojnë që kjo marrëveshje të mbyllet para afatit kalimtar.





