Kaka te Milani, e pamundur

Milani nuk do të arrijë ta transferojë ish-yllin Leite Kaka, kjo pasi zëvëndëspresidentit Adriano Galliani ja kanë bërë bajat këshilltarët e tij, të cilët i kanë rekomanduar ta harrojë brazilianin.

La Gazzetta dello Sport konfirmon se Galliani është konsultuar me këshilltarët e tij financiar, ndërsa problemi i taksave të larta ka bërë që Milani të heq dorë nga braziliani. “Problemi i taksave? Është i vërtet. Është e pamundur.

Ne kemi kërkukar mendimin e këshilltarëve dhe ata thanë se është shumë rrezik”, ka thënë një zyrtar Rossoner për Milan Channel.

Me transferimin e Luka Modric te Real Madridi të kompletuar gjatë ditës, besohet se Kaka vetëm se do ta nxehë edhe më shumë pankinën e Los Blancos, pasi Mourinho nuk e ka ndërmend ta shfrytëzoj.