Conte është dënuar me 10 muaj suspendim nga futbolli, kurse Juventusi e ka përkrahur plotësisht atë, duke shpresuar për zvogëlim të dënimit.
Me anë të një komunikate, Juventusi ka konfirmuar se strategët kanë përkrahjen e plotë dhe se tashmë kanë bërë gati apelin me besim të madh se dënimi do të zvogëlohet, nëse jo të shfuqizohet i tëri.
Verdikti vjen vetëm një ditë para Superkupës së Italisë që Juventusi e zhvillon ndaj Napolit në Pekin.