Objektivi i fundit i merkatos së Juventus është David Vija! Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja pasi është mësuar se drejtuesit e klubit bardhezi kanë patur kontakte intensive me përfaqësuesit e sulmuesit spanjoll gjatë ditëve të fundit dhe gjatë ditës së hënë do të bëjnë ofertën zyrtare për të te Barcelona.
Sipas asaj që ka raportuar “El Comercio de Gijón” nga burime pranë vetë lojtarit, ekipi italian ka gjetur te sulmuesi i Spanjës futbollistin e duhur për repartin e avancuar. Të enjten në darkë, përfaqësuesit e futbollistit si dhe përfaqësuesit e Juventusit, janë takuar në hotelin “Princesa Sofía” të Barcelonës, ku kanë diskutuar për detajet ekonomike të një marrëveshje të mundshme mes palëve.
Ekipi italian u ka vënë në tavolinë përfaqësuesve të lojtarit një kontratë katërvjeçare, ku ai do të paguhet 8 milion euro në sezon nga kampionët e Italisë. Sipas mediave spanjolle, lojtari është gati të kalojë në radhët e bardhezinjve sipas kushteve të mësipërme, edhe për faktin se aty do të ishte titullar i padiskutueshëm dhe jo një alternativë e sulmit siç është aktualisht te Barcelona.
Por fillimisht duhen bindur katalanasit që ta lënë të lirë të largohet dhe të mos kërkojnë shifra të ekzagjeruara për shitjen e tij.
Gjithçka do të mësohet më në detaje gjatë ditës së hënë, pasi Juventus të ketë bërë ofertën e parë zyrtare për blerjen e futbollistit që është rekordmeni i golave të shënuar me kombëtaren e Spanjës.