Juve kthen shikimin kah Bendtner

Juventusi është kthyer kah sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner. Daily Mail shkruan se danezi mund të largohet për rreth 5 milionë euro dhe është lidhur me një transferim te Celta Vigo, Galatasaray dhe Milan.

Juve po ashtu ka shprehur interesim për të, pasi nuk po arrin të arrijë marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Athletic Bilbao, Fernando Llorente, e as me atë të Manchester Cityt, Edin Dzeko.