Bavarezët kërkojnë të rikthejnë titullin e kampionit këtë sezon pasi u mposhtën nga Dortmund në dy sezonet e kaluara.
“Gara për titullin e Bundesligës do të jetë në mes të Bayern Munich dhe Borussia Dortmund sërish. Të dyja ekipet kanë potencialin më të madh dhe kanë ekipe të fuqishme”.
“Ekipi i Dortmund nuk ka ndryshuar shumë. Ata kanë sjellë [Marco] Reus në vend të [Shinji] Kagawa, dhe Lucas Barrios është larguar nga klubi”.
“Besoj se Reus është një përforcim i shkëlqyeshëm. Dhe kjo është një prej arsyeve se pse Dortmund do t’ia vështirësojë gjërat Bayernit edhe një herë këtë sezon”, ka thënë Hitzfeld.





