Higuan te Reali deri në 2018-tën?

Real Madridi është në biseda të avancuara me Gonzalo Higuain rreth një vazhdimi të kontratës deri në verën e vitit 2018, raporton AS.

Sulmuesi 24-vjeçar aktualisht ka marrëveshje me kampionët e La Ligës deri në qershor të vitit 2016, por Los Blancos janë të gatshëm ta shpërblejnë argjentinasin për paraqitjet e mira me një kontratë të përmirësuar.

Higuain fiton 3.8 milionë euro në sezon, por me kontratën e re ai do të fitojë një rritje page deri në 4.5 milionë euro në sezon.

Argjentinasi erdhi te Reali në janar të vitit 2007 prej River Plate dhe që atëherë është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm në Santiago Bernabeu. Ai ka shënuar 91 gola në 162 paraqitje në ligë.