Glukoza në urinë

Prezenca e glukozës në urinë quhet glukozuri. 

Glukoza normale në urinë nuk mund të zbulohet me ndonjë nga metodat e njohura deri tani. 

Glukoza gjithmonë është prezente në filtratin e glomerulit por resorbohet nga ana e tubulave proksimale. 

Por, nëse niveli i glikozës e kalon kapacitetin e reabsorbimit të tubulave, atëherë glukoza tajohet në urinë. 

Ky kapacitet kufitar deri te i cili tubulat mud ta reabsorbojnë glukozën quhet pragu sheqerik i glukozës dhe arrin vlerën 10 mmol/L glukozë në gjak.

Testi i përcaktimit të glukozës në urinë shfrytëzohet gjatë: skriningut për zbulimin e sëmundjes së sheqerit, vërtetimit të giagnozës për sëmundjen e sheqerit, ndjekjen e kontrollit të sëmundjes së sheqerit.