Drejtori i Manchester United, David Gill, ka këmbëngulur se ata nuk janë duke planifikuar shitjen e sulmuesit Wayne Rooney.
“Rooney definitivisht nuk është në shitje dhe unë kategorikisht mund të them se nuk ka pasur diskutime brenda klubit ose me agjentin e tij”.
“Rooney është lojtar i madh që ka një lëndim të rëndë, por ai do të kthehet. Ai nuk e startoi ndeshjen të shtunën për arsye të ndryshme. Sir Alex Ferguson zgjedh ekipin më të mirë dhe kjo është e tëra. Ne kemi bërë përforcime të mëdha këtë verë”, ka thënë Gill.






