Futbollisti 21-vjeçar ndërron jetë në fushë

Gjatë një ndeshjeje miqësore të zhvilluar në 40 gradë Celsius në Bukuresht, futbollisti i klubit nga Liga e dytë rumune, FC Tulcea, Henry Ihelwere Chinonso, ka kolabuar dhe ka vdekur.

Pas rrëzimit në fushë, stafi mjekësor është përpjekur që t’i ndihmojë, mirëpo është konstatuar se nigerianit 21-vjeçar i është ndalur zemra dhe nuk ka marrë frymë.

Chinonso ka kaluar pesë vitet e fundit në Rumani, ndërsa te Tulcea ka luajtur nga viti 2010.