“Qëndrimi ynë këtu (Los Angeles) është bërë tradicional. Ne jemi shumë të kënaqur që në Kaliforni e kemi bërë shtëpinë tonë verore”.
“Mourinho dhe stafi drejtues e kanë konsideruar këtë vend të përkryer për të filluar sezonin në mënyrën më të mirë. Qyteti ka ambientet më të mira dhe ne e dimë se po rritet shumë dashuria për futbollin”.
“Real Madridi nuk ka kufi. Real Madridi është një prej imazheve më të mira të Spanjës dhe është bërë ambasador i jashtëzakonshëm. Ky është shpit i formuar për shumë vite për shkak se klubi e ka në kokë tezën që asgjë nuk është e pamundur”, ka deklaruar Florentino.