Fenomeni i Kobner-it ose efekti izomorfik i acarimit të Kreibch-it.

Ky fenomen gjithnjë i përgjigjet konfiguracionit të ngacmimit mekanik. 

Nëse në lëkurën e pandryshuar me një gjësend të fortë bëjmë një irritim mekanik, por pa gjakosje, pas një periudhe kohore prej 6 deri në 9 javë në vendin e ngacmimit shfaqen ndryshime të reja. P.sh. te psoriaza shfaqen ndryshimet e reja psoriatike në vendin e gërvishtur.


Ky fenomen nuk është karakteristikë vetëm për psoriazën; këte e vërejmë edhe te Lichen ruber, Erythema exudativum multiforme, Pemphygus vulga., Molluskum contagiosum, Verrucae planae, Verrucae vulgarae, cikatriksa postoperative, sëmundjet infektive, etj.