Atletico Madridi ka arritur të fitojë Superkupën Europiane, falë një ndeshjeje perfekte të zhvilluar kundër fituesit të Ligës së Kampionëve, Chelseat, dhe falë një lojtari i cili sot ishte thjeshtë një jashtëtokësor – Radamel Falcao.
Atletico e filloi shumë mirë takimin, duke bërë presion të lartë te Chelsea. Në minutën e 6 Gabi pason deri te Falcao, i cili me një klas të lartë të një sulmuesi tipik botëror, shënon me të majtën e tij për të kaluar klubin e tij në epërsi.
Në vazhdim, Atletico vazhdonte me lojën e bukur dhe me presionin e madh te lojtarët e Chelseat, duke mos i lënë të krijonin asnjë rast të rrezikshëm për gol.
Si meritë e kësaj, në minutën e 19, vjen një tjetër vepër artistike e Falcaos, duke e shtangur Cechin me të majtën e tij, për të shënuar për 2-0. Në minutën e 45, Arda Turan pason te Falcao, i cili përsëri me të majtën e tij godet dhe e fut topin ndërmjet këmbëve të Petr Cech, i cili sot ishte viktimë e tij.
Në minutën e 60, Suarez pason te Miranda i cili shënon për katastrofën e Chelseat – 4:0. Në minutën e 74, Gary Cahill shënon sa për prestigj, dhe sa për të rritur shpresat e Chelseat, të cilët tashmë ishin të vdekura.
Në këtë mënyrë, Atletico Madridi fiton Superkupën Erupiane, me një meritë të madh, duke shikuar epilogun dhe rrjedhën e takimit të sotëm.