Falcao hat-trik në fitoren e lartë të Atleticos,paralajmërohet Chelsea

Atletico Madridi i ka bërë sinjal të qartë Chelsea se nuk do ketë fare punë të lehtë në ndeshjen e 31 gushtit.

Skuadra e Simeone deklasoi Athletic Bilbao që asesi nuk dukej ajo e vitit të kaluar. El Tigre [Falcao] ishte protagonisti kryesor duke realizuar hat trik me golat në minutat 20,42 dhe 58 (penalti).

Kolumbiani kishte edhe disa raste tjera të mira,por për fat të klubit të Bielsa,Iraizoz shpëtoi portën. Në fund i erdhi rradha edhe Tiago që me një golaz apo super,super gol vulosi rrezultatin final,Atletico Madrid 4-0 Athletico Bilbao.

Related Posts: