Janë SHBA-të ato që kanë dominuar gjithëherën olimpiadat me medaljet e fituara, por kohët e fundit është dhe Kina që po e rivalizon fort superfuqinë amerikane. Ndërsa vendet europiane konkurrojnë secila për hesap të vet. Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, etj, prezantohen denjësisht në olimpiada, por emri e fama e tyre eklipsohet nga SHBA-të e Kina. E në këtë pikë disa partizanë të Europës së Bashkuar kanë gjetur një arsye më tepër se pse do duhej të ekzistonte, e të inkurajohej si projekt e si proces, kjo Europë. Kështu, në numër medaljesh nëpër Olimpiada, e në planin sportiv në përgjithësi, do liheshin pas SHBA-të, Kina e gjithë të tjerët; Europa do kish medalje tri herë më shumë se të dy fuqitë e mëdha të sportit; edhe vetëm vendet e monedhës Euro do mjaftonin për të lënë pas mbretërit e sotëm të sportit (shihni tabelën e marrë nga Il Corriere della Sera, në foton që shoqëron këtë shënim, ku janë llogaritur medaljet e marra deri më sot në Olimpiadën e Londrës).
http://respublica.al/artikuj/2012/08/06/europa-e-bashkuar-do-ish-nje-superfuqi-edhe-ne-planin-sportiv





