Mënyra e transmetimit është e lidhur me patogjenezën dhe karakteristikat fizike të virusit.
VHA nxirret me fekale për rreth një muaji ( afersisht 2 javë para fillimit të shenjave).
Viremia ështe tranzitore dhe rrjedhimisht gjaku është infektues për një periudhë relativisht të shkurter kohore prandaj edhe ekziston mundesia e transmetimit te hepatitit A me ane te gjakut.
Ndotja e ujit dhe e produkteve tjera ushqimore me VHA (ndotje fekale) përbenë një rrezik dhe është rruga kryesore e përhapjes së infeksionit, madje edhe në formë epidemish, nga ky virus.
Shkalla e përhapjes së infeksionit të hepatit A mund të vlerësohet nëpermjet te përcaktimit të antitrupave anti VHA ne popullaten e shendoshë.
Lexo më shumë: Hepatiti A
hepatiti A epidemiologjia,epidemiologji hepatiti A, viral A, si transmetohet, si nxirret,rruga e infeksionit,rruga e perhapjes, cila eshte rruga e transmetimit te hepatitit A, antitrupat te hepatiti A