“Ishte 11 muajshe e gjysmë, ora rreth 11 e natës dhe ajo flinte e qetë. Një instinkt i çuditshëm më tha: çohu Elsa dhe shko kontrolloje vajzën. Kur iu afrova shtratit të saj, me tmerr zbulova se ajo nuk merrte frymë dhe kishte marrë një ngjyrë që dua ta harroj. E mora në krahë dhe ndërkohë që bërtisja për ndihmë nëpër shkallët e pallatit, e lëvizja fort me gjoksin e saj të vogël mbështetur në pëllëmbën time. Pas disa sekondash tmerri të gjata që mua mu dukën si orë, ajo papritur qau, u rikthye përsëri”, rrëfen këngëtarja.
Ajo shton se ndërsa vajza qante, ajo lumturoheshe. Sipas saj, këtë mrekulli mund ta kenë bërë engjëjt mbrojtës të saj, gjyshja Eva dhe stërgjyshja Dallëndyshja, që nuk jetojnë më.
Elsa pas sjelljes në jetë të vajzës i është rikthyer pijeve dhe qejfit. Ajo pohon se shoqëron Alessandro-n me një gotë rum Madagaskari mbas darke. Jeta e saj tashmë është e ndarë mes dy kontinenteve: Europës dhe Afrikës. Kjo ndodhi pasi u njoh me zhytësin profesionist në ishullin e Madagaskarit. Edhe pse jo e martuar, ajo pohon se është shumë e dashuruar dhe e lumtur.
Së shpejti ajo pritet të realizojë një projekt muzikor ku do të jetë e bashkëshoqëruar nga engjëlli i saj, Evita.





