Ekzaminimi i temperaturës së lëkurës

Ekziston aparati për matjen precize të temperaturës së lëkurës, por këtë mund ta bëjmë edhe me dorë, duke vënë shuplakën në sipërfaqe me ndryshime patologjike dhe në lëkurën e shëndoshë, dhe duke i krahasuar temparaturat.  

Konstatimi: lëkura është me temperaturë më të lartë në vendet ku është i rritur aktiviteti, p.sh te procesi akut. 

Nëse lëkura është me temperaturë më të ulët, nën temperaturë normale të lëkurës, vendi pra është i ftohtë, kemi qarkullim të ngadalshëm, ndoshta edhe stazë, p.sh. te proceset kronike.

temperatura e lekures,lekura,temperatur e lekures