“Mendoj se kjo javë ka qenë një javë e mirë e stërvitjeve dhe përshtatjes së moduleve të lojës, pasi u kthyem në Cobham”.
“Ishte një javë e punës së madhe. Ne kemi punuar shumë disa ditë, kemi vuajtur në fillim, por më pas u rikuperuam. Stërvitjet në Amerikë ishin të shkëlqyera. Ne kemi kaluar shumë gjatë këtyre ditëve, nga integrimi i lojtarëve e deri te sistemet, niveli i përgatitjes fizike dhe sfidës që na pret të gjithë – sfidën e lëndimeve. Jemi të kënaqur me të gjitha, prandaj sezoni mund t’ia nisë që tani”, ka thënë Di Matteo.





