Del Piero mbetet pa klub


Ikona e Juventusit, Alessandro del Piero, ende është në kërkim të ndonjë klubi të ri.

Sipas Tuttosport, një transferim te River Plate ende është i mundshëm, ku ai do të mund të ribashkohej me ish-shokun e skuadrës, David Trezeguet.

Por, si shumë oferta të tjera, edhe propozimi i River ka mbetur pa përgjigje nga ana e sulmuesit italian.

Për Del Pieron interesim kanë shfaqur edhe disa skuadra nga kampionati amerikan, MLS, dhe nga Lindja e Mesme dhe e Largët.