Trajneri italian u suspendua për 10 muaj për shkak se, edhe pse kishte qenë në dijeni, nuk i kishte raportuar dy raste të tentimit të montimit të ndeshjeve gjatë kohës sa ishte në drejtim të Sienas, por Conte refuzon ta pranojë ndëshkimin dhe ka dërguar ankesën.
“E gjithë situata është vërtetë e dhimbshme për mua. Akuzat nuk janë bazuara në asgjë. Do të jetë vështirë për mua ta harroj gjithë këtë. Ky është një akt padrejtësie dhe jam i bindur se gjykata do të më shfajësojë pasi të lexojë dëshmitë”, ka thënë Conte për Gazzetta dello Sport.