Cili mbret i njohur suedez vuri themelet e shtetit nacional dhe konsiderohet baba i kombit suedez?

Mbreti që vuri themelet e shtetit nacional dhe që konsiderohet si baba i kombit suedez është Gustav Vasa. 

Gustav Vasa, i njohur edhe si Gustavi I, lindi me 12 maj 1469 në Vallentuna dhe vdiq me 1560 në Stokholm. 

Ishte mbret i Suedisë nga viti 1523 deri në vdekje. 

Është mbreti i parë që futi monarkinë trashëguese në Suedi. 

I takon dinastisë Vasa, që është dinastia e parë mbretërore e trashëguar që sundoi Suedinë si një mbretëri të bashkuar. 

Ai formoi gjithashtu një qeveri të fortë qendrore. 

Futja e monarkisë trashëguese në Suedi konsiderohet si themelim i shtetit kombëtar modern të Suedisë. 

6 qershori i vitit 1523, datë në të cilën ai u zgjodh mbret nga parlamenti është dita kombëtare e Suedisë. 

Ai më vonë, veçanërisht nga fundi i viteve 1800, është ngritur në “baba të kombit” dhe kështu është bërë një simbol i rëndësishëm kombëtar.