Cila ishte gjuha e ilirëve?

Gjuha e ilirëve ishte ilirishtja. 

Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. 

Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane. 

Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. 

Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft. 

Një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. 

Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej.