Sir Alex Ferguson fitoi Ligën Premier, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve brenda një sezoni dhe meksikani dëshiron skocezi ta përsërisë këtë arritje.
“Ëndrra ime – dhe betohem se nuk është ta shënoj golin më të mirë – është të fitoj tre tituj. Së paku një vit, dua të fitoj ligën, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve – ne ishim aq afër në vitin tim të parë – dhe dua ta fitoj Kupën FA”.
“Mendoj se fitimi i tre titujve është gjëja më e komplikuar në botë për cilindo klub. Andaj ëndrra ime është kjo, t’i ngre të tre këta trofe brenda një sezoni”, ka thënë Chicharito.





