Chamberlain lëvdon Cazorlan

Anësori i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, ka lëvduar transferimin e Santi Cazorlas në Emirates, duke thënë se ai do të jetë blerja sezonale në Europë.

“Ai është i shkëlqyer. Ai është lojtar tipik spanjoll, shumë teknik. Ai është i mirë me të djathtën dhe ka një të majtë të mirë që i mundëson të driblojë. Ai është i shkurtër dhe nuk është lojtari më fizik. Ai luan me mend dhe me këmbë. Ai është i shkëlqyer nga ajo që kam parë në stërvitje”.

“Ne kemi parë ndaj Sunderlandit se çfarë është në gjendje të bëjë ai. Mendoj se ai luajti mirë dhe bëri gjëra të mira. Unë luajta me të në Koln në mesfushë dhe jam përshtatur shumë mirë”, ka potencuar Chamberlain.