Çfarë mund dhe s’mund të bëjë ndihma nga jashtë në botën arabe


 Nancy Birdsall, Milan Vaishnav dhe Danny Cutherell




Menjëherë pasi u bë president, Barack Obama e përqendroi vëmendjen te orientimi i marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Pakistanit. Për dekada me radhë, Uashingtoni ka qenë një mik për Islamabadin, duke treguar vullnet ndaj interesit për sigurinë, por ka qenë indiferente ndaj sfidave të brendshme të Pakistanit. Por duke ditur që fati i Azisë Jugore dhe së fundmi edhe siguria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të lidhura ngushtë me stabilitetin e Pakistanit dhe prosperitetin, Obama nënshkroi në ligj Partnershipin për Aktin e Pakistanit, disa muaj pasi filloi mandatin e tij si president. Pakistanit iu dha një ndihmë prej 7.5 bilionë dollarë. 

Rreth 3 vjet më pas, nisi një realitet tjetër. Ortakëria edhe pse qysh në fillim e nisur plot energji nga Richard Holbrooke, i dërguari special i Obamës për Afganistanin dhe Pakistanin, ishte i paralizuar që në nisje. Problemet nuk dolën vetëm nga fushata amerikane dhe sulmi vrastar i Osama bin Ladenit, as nga dështimi në Islamabad për t’u marrë me reformat e brendshme të vështira. Problemet nisën për shkak të aftësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të penguar investimet.


Edhe pse zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë, në Departamentin e Shtetit si dhe Agjencia amerikane për zhvillim kombëtar (USAID) u përball me problemet në Pakistan, ekziston rreziku i përsëritjes së gabimeve të bëra më parë. Kësaj here Uashingtoni planifikoi ta përdorte ndihmën për zhvillimet politike dhe ato ekonomike në vendet e përfshira prej Pranverës Arabe: Egjipt, Libi, Tunizi dhe mbase edhe në disa vende të tjera. Synimi i administratës ishte të mblidheshin rreth 770 milionë dollarë fonde për Lindjen e Mesme dhe për Afrikën Veriore. Kjo iniciativë është shndërruar në një plan disi të turbullt për të përkrahur qytetarët që kërkojnë ndryshimin dhe qeveritë që punojnë me seriozitet. Pakistani ka dhënë një mësim të mirë për angazhimin në të ardhmen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vendet e Pranverës Arabe.

Së pari, është krejt e kotë të pretendohet se ndihma civile amerikane siguron lehtësira për reformat demokratike, sidomos kur qeveria civile marrëse e ndihmës është në hije të ushtrisë dominuese. 

Sundimi i kardinalëve në politikën e Pakistanit bën që ushtria të zgjedhë një pjesë të buxhetit nëse dëshiron. Agjencitë civile luftojnë vetëm për ca thërrmija. Ndihma amerikane nuk e ka ndryshuar këtë fakt: nuk ka mundur ta forcojë lidhjen e civilëve me ushtrinë, as nuk ka bërë që të ndërmerren reforma politike si p.sh rritja e çmimit të energjisë. Ndihma civile mund ta ndihmojë Amerikën të ketë një vend dhe një zë në tryezën politike për çështjet e vështira teknike. Por nuk mundet, duke qenë se nuk ekziston vullneti politik.  





Së dyti, është diçka absurd të shpenzosh fondet e ndihmës pa një ujdi të përgjithshme mes zyrtarëve të administratës. Një tension i vazhdueshëm brenda qeverisë amerikane vjen nga mungesa e marrëveshjes mes politikës së jashtme për objektivin kryesor të Amerikës në ndihmën ekonomike. Shtëpia e Bardhë, diplomatët amerikanë dhe një pjesë e përfaqësuesve në Kongres dëshirojnë një kthim të shpejtë dhe të dukshëm. Ata janë të motivuar nga një dëshirë për të përmirësuar qëndrimin amerikan. Mungesa e një vizioni të qartë shkakton konfuzion në politikën e zhvillimeve, si një çështje e errët për Afganistanin, Pakistanin dhe Departamentin e Shtetit.

Së treti, një konsensus në Uashington lidhur me shpenzimin e dollarëve të ndihmave duhet të shoqërohet nga një konsensus për aktivitetet e zhvilluara me këto fonde. Ajo që ka munguar në Pakistan është pikërisht një strategji bashkëkohore për shpërndarjen e fondeve për ndihmat. Në Uashington, strategjia e ndihmave për Lindjen e Mesme është cilësuar nga Kongresi si në rrezik, por ky rrezik ia vlen. 



Ajo që është më e rëndësishmja nuk duhet të jetë mjeti kryesor për angazhimin në regjimet e post Pranverës Arabe. 

Kjo strategji duhet të përqendrohet në iniciativat e zgjerimit të tregtisë dhe përkrahjes së investimeve në sektorin privat. Ajo duhet të reflektojë në bashkëpunimin mes Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rikonstruksion dhe Zhvillim (ERBD), që të dyja aktive në vendet e Pranverës Arabe. 

Së katërti, Uashingtoni duhet të ketë një pritshmëri më të ulët për shkak të aftësisë për të menaxhuar dallgë të forta.



E pesta, Uashingtoni duhet të lërë pas shenja dalluese. Kur i bën një të mirë një miku dhe këmbëngul që miku të vendosë një shenjë dalluese për virtytin tënd, ti arrin të sfidosh edhe objektivin. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë burime të konsiderueshme për t’i ndihmuar liderët e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore në ndërtimin e demokracisë. Për këtë duhet që politik-bërësit të njohin edhe forcën, edhe dobësinë e makinës së zhvillimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Politik-bërësit amerikanë duhet të sigurohen që përkrahin ide të mira e të dobishme, edhe kur udhëhiqet nga të tjerët. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë për t’i ofruar vendeve të Pranverës Arabe. Por, siç ka treguar rasti me Pakistanin, pushteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aftësia e saj i kanë limitet e caktuara. 

Administrata e Obamës dhe Capitol Hill e kanë mbivlerësuar gatishmërinë e agjencive civile amerikane për të zgjeruar me shpejtësi shtrirjen e operacioneve të tyre në Pakistan. 

Këto fakte, të kombinuara me kërkesat disi ndrydhëse të imponuara nga Uashingtoni dhe që janë bërë standard për programet e zhvillimit, e kanë kufizuar disi shkathtësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 


Përktheu Rudina Dahri