“Ne flasim për dy prej lojtarëve më të mirë në botë tash dhe kjo gjithmonë krijon një debat të madh. Disa mendojnë Messi, të tjerët mendojnë se Ronaldo është më i mirë. Unë nuk mund ta zgjedh njërin”.
“Nëse patjetër duhet të zgjedh njërin, do të thosha Cristiano, pasi e njoh atë më shumë për shkakun se luajmë së bashku në klub”, ka thënë Casillas gjatë një interviste për një televizion meksikan.





