Brazili dominoi nga fillimi dhe nuk e kishte problem përfundimin e dilemës pas gjysmë ore lojë.
Danilo së pari shënoi në minutën e 23-të, para se ëndrra e Milanit, Leandro Damiao të realizonte për 2-0 (29’).
Sandro i gëzoi bastexhinjtë, duke shënuar për golin e tretë të këtij takimi dhe për rezultatin përfundimtar 3-0 (52’).
Brazili me nëntë pikë kualifikohet nga grupi si lider dhe kalon lehtësisht në çerekfinale të Lojërave Olimpike, Londra 2012.





