“Është thjesht propagandë të dalësh dhe thuash se këto janë lojërat më shtrenjtë të testuara ndonjëherë. Ju duhet ta hidhni grepçin në ujë kur peshku kafshon dhe kjo ishte nëntë muaj më herët”.
“A është e lehtë të përdorësh substanca dhe të përfitosh gjatë Olimpiadës? Po”, ka deklaruar Conte për The Times.
Gazeta britanike po ashtu citon Conten duke thënë se “60 për qind të atletëve në Lojëra ishin nën ndikimin e substancave të ndaluara”.
Laboratori BALCO i Contes në San Francisco kishte furnizuar me barna stimuluese disa prej atletëve më të mëdhenj, përfshirë edhe britanikun Dwain Chambers, i cili ishte suspenduar për dy vite pasi doli pozitiv në asteroidin THG në vitin 2003.
Conte ishte dënuar me katër muaj burgim dhe katër muaj arrest shtëpiak në vitin 2005.





