Me këtë triumf, xhamajkani përveçse mbrojti fitoren nga Lojërat e kaluara Olimpike, bëri vrapimin më të mirë të sezonit, po ashtu arriti rekordin e dytë më të mirë në histori (pas rekordit të vendosur po nga ai në vitin 2009 në Berlin, 9.58 sekonda).
Kjo është medalja e katërt olimpike në katër paraqitje në LO, ndërsa në Londër e presin edhe mbrojtjet e fitoreve nga Pekini në 200 dhe 4x100 metra.
Renditja në 100 m:
1. Bolt (Xham) 9.63 sekonda
2. Blake (Xham) 9.75
3. Gatlin (SHBA) 9.79
4. Gay (SHBA) 9.80
5. Bailey (SHBA) 9.88