Bendtner i kënaqur me transferimin

Sulmuesi danez, Nicklas Bendtner është shprehur shumë i kënaqur me transferimin e tij te Juventusi, duke thënë se dëshiron të tregojë vlerat e tij.

Bendtner u huazua te Juventusi për sezonin e ardhshëm nga Arsenali, ndërsa në të ekziston dhe mundësia e transferimit permanent.
“Jam krenar dhe mezi pres të bart fanellën e re. Dua të përmbush potencialin tim këtu dhe t’u tregoj tifozëve se ende pritet të vijë më e mira nga unë”, është shprehur Bendtner në Twitter.