Alexis Sanchez shihet në videon më poshtë duke bërë një simulim të pastër, i cili ngjalli reagimet e ashpra te kundërshtari. Edhe në të kaluarën Barcelona ka pasur kritika për mënyrën e sjelljes së lojtarëve, kurse ndeshja miqësore ndaj PSG-së e dëshmoi edhe një herë pse po ndodh kjo, kurse më shumë flasin imazhet më poshtë.
Barcelona dhe PSG kanë barazuar me rezultat 2-2 në sfidën e zhvilluar në Parc des Princes, e cila kishte karakter miqësor dhe ku realizoi edhe Zlatan Ibrahimovic, një ish-futbollist i Barcelonës.





