Bandë kriminele shqiptarësh në SHBA, arrestohet edhe kandidati për kongresmen

Bandë kriminele shqiptarësh në SHBA, arrestohet edhe kandidati për kongresmen:


john goci
Kandidati për kandidat për Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Goci, me origjinë shqiptare, u arrestua dhe u akuzua për mashtrim të agjentëve federal, bën të ditur media amerikane, e cila jep detaje edhe për një bandë kriminelësh shqiptarë që drejtonin një rrjet fajdesh.
Agjentët e FBI-së e arrestuan Gocin në shtëpinë e tij në Ëestland. Ai qe anëtar i bordit të një shkolle të zonës. Ai u lirua pas kësaj për të pritur gjykimin. Nëse shpallet fajtor, mund të dënohet me deri pesë vjet burg.
FBI thotë se Goci ka gënjyer mbi një kredi që ka marrë nga Tomo Duhanaj, një shqiptar tjetër ilegal nga Shqipëria, i cili drejtonte një biznes fajdesh, duke u ofruar kredi me interes deri në 45 për qind në vit. Sipas ligjit amerikan, kredia me interes të tillë është e paligjshme dhe dënohet me burgim pasi është e qartë se asnjë lloj biznesi nuk mund të paguajë interesa kaq të larta dhe se ata që marrin kredi të tilla, janë gjithmonë njerëz në mëshirë të grabitqarëve fajdexhinj.
Akuza thotë se Goci u përpoq të mbronte Duhanaj duke deklaruar se kredia që ai kishte marrë, kishte një interes prej 15 për qind, kur në fakt po paguante 45 për qind në vit.
Duhanaj u arrestua pak ditë më parë nën akuzën e fajdexhiut. Ai shpërndante kredi me interesa grabitqare përgjithësisht mes shqiptarëve të zonës.
Goci pati marrë një kredi prej 30 mijë dollarësh nga Duhanaj, i cili është prezantuar gjithashtu si luftëtar i lirisë. Një dëshmitar i tha hetuesve se kreditë ktheheshin mbrapsht si pasojë e reputacionit të Duhanaj si vrasës dhe dhunues.
Duhanaj qe ndaluar fillimisht duke i dhënë makinës më maj, por policia arriti të zbulojë dokumentet e tij të kreditimit. Një analist i FBI-së doli në konkluzionin se bëhej fjalë për kredi me interes 45 për qind.
Duhanaj i qe lutur në këtë rast Gocit të deklaronte se interesi i kredisë së tij qe 15 për qind, por biseda mes tyre u përgjua nga FBI.
Goci qe kandidat në garën e primareve brenda Partisë Demokratike për distriktin e 13 të Kongresit.

Bandë kriminele shqiptarësh në SHBA, arrestohet edhe kandidati për kongresmen burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip