Mediat në internet dje raportuan se Tottenhami kishte refuzuar për të nënshkruar me Sahin në formë huazimi, transferim që do të ishte pjesë e lëvizjes në kahe të kundërt të Luka Modric, por kjo nuk e ka penguar Arsene Wenger të shfaqë interesin në lojarin.
Wenger e sheh Sahin si një shtesë të shfrytëzueshme në ekip për të luajtur si mesfushor depërtues, pasi mësoi se Jack Wilshere do të mungojë në tre muajt e parë të sezonit të ri.
Sahin iu bashkua Reali nga Borussia Dortmund sezonin e kaluar për një marrëveshje prej 10 milionë eurosh, por ka dështuar të gjejë formën dhe bëri vetëm katër paraqitje sezonin e kaluar për kampionët e Spanjës.
Arsenali dëshiron të arrijë një marrëveshje për ta bërë të përhershëm transferimin e tij në fund të sezonit të ardhshëm, por Real Madridi nuk heq dorë nga shuma prej 20 milionë funtesh për lojtarin.





