Në një pasdite të mrekullueshme futbollistike në Londër, ishte mëkat që Arsenali nuk arriti të gëzojë tifozët e vet, të cilët ishin dëshmitarë të debutimit të Lukas Podolskit dhe Santi Cazorlas.
Wenger u paraqit në këtë takim me formacion 4-3-3, një strategji ofensive kjo, e cila bëri që Topçinjtë ta dominojnë takimin, por as se si ta gjejnë rrjetën.
Me këtë barazim shfaqet që në start mungesa e një finalizuesi si Robin Van Persie, i cili kaloi te Manchester United ditë më parë, kurse Arsenalit i mbetet të punojë në lojën e tij, që mbetet mjaft atraktive.





