Afellay do të huazohet

Ibrahim Afellay do ta braktisë Barcelonën këtë verë, por vetëm përkohësisht – ka thënë agjenti i tij, Rob Jansen.

Holandezi konsiderohet tepricë te Blaugranët, prandaj dëshiron që të gjejë një skuadër ku do të luajë më shumë.

“Ai ka kualitete që të ketë sukses te Barcelona, por ka mbetur prapa për shkak të lëndimit”.

“Prandaj do të ishte më mirë që të siguronte më shumë minutazh loje diku tjetër”. “Aktualisht jemi në proces të kërkimit të opsioneve”, ka thënë agjenti për Studio Voetbal.