Nerazzurrët ishin në treg për një portier të ri pas pasigurive rreth të ardhmes së Julio Cesar dhe trajneri Andrea Stramaccioni tash ka kompletuar transferimin e dëshiruar të 27-vjeçarit Handanovic.
Slloveni ka bërë 180 paraqitje për Udinesen që kur iu bashkua klubit në verën e vitit 2004, por tash do të vazhdojë karrierën e tij te Nerazzurrët, të cilët paguan 11 milionë euro për shërbimet e tij.
Pas largimit të Lucios transferimi i një qendër-mbrojtësi të ri ishte prioritet për Interin, që duekt se ka gjetur zëvendësimin e brazilianit te një tjetër jugo-amerikan, argjentinasi Silvestre.
27-vjeçari ka filluar karrierën tij te Boca Juniors para se të veshë fanellën e Catanias dhe më pas të Palermos.





