Mudingayi vjen në Giuseppe Meazza në formë huazimi njëvjeçar me mundësi të shndërrimit të transferimit në të përhershëm në fund të sezonit të ardhshëm.
Nerazzurrët kërkonin përforcime në repartin e mesfushës dhe trajneri Andrea Stramaccioni duket se ka gjetur lojtarin e duhur.
Mudingayi filloi karrierën e tij te Union Saint-Gilloise, dhe më vonë veshi fanellat e Gent, Torino dhe Lazios, para se t’i bashkohet Bolognas në verën e vitit 2008.





