Starti për Klitschkon ishte i zbehtë, me Thompson i cili kishte sulmet e para në këtë duel, duke i bërë të gjithë të besojnë se mund të përjetojnë ndonjë befasi.
Por, gjithçka mbaroi pas raundit të gjashtë, ku Thompson ishte i shtrirë në dysheme.
Kështu, Wladimir Klitschko mbetet i pa prekshëm në kategoritë WBA, IBF, WBO dhe IBO, ndërsa ka gjasa që ai të përballet me David Haye në rast se ky i fundit mposht në duelin e jashtëzakonshëm Derek Chisoran.





